E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë

Shqipëria

E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, arrestohet 28-vjeçari gjerman në Tiranë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një gjerman është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.

Në komisariat, 22-vjeçarja është paraqitur për të kryer denoncim dhe sipas saj, gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.

Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç, 28 vjeç, u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat