​Lëndohet një tjetër protestues, shtrihet pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

​Lëndohet një tjetër protestues, shtrihet pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër protestues është parë i shtrirë pa ndjenja në sheshin “Skënderbej”, gjatë përplasjeve të regjistruara në protestën e sotme në Tiranë.

Protestuesi është rrëzuar në tokë, ndërsa disa pjesëmarrës të tjerë në tubim kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë.

Ata e kanë marrë në krahë dhe e kanë larguar nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet me forcat e Policisë, në përpjekje për ta nxjerrë nga situata e rrezikshme.

Incidenti është regjistruar në një moment kur protesta vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Gjatë tubimit janë raportuar hedhje të bombave molotov në drejtim të forcave të rendit, ndërsa Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe vënien nën kontroll të situatës.

Përplasjet në sheshin “Skënderbej” kanë sjellë edhe persona të tjerë të lënduar, ndërsa ndërhyrja e forcave të rendit vijon në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat