Tentoi ta vriste në sy të fëmijës/ Ulërima dhe të qara në studio pas videos së Drinedës

Sociale

Tentoi ta vriste në sy të fëmijës/ Ulërima dhe të qara në studio pas videos së Drinedës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:33
Drineda Avdi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye historia e Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti që përloti gjithë shqiptarët. Pas kontributit financiar të të gjithë shqiptarëve ajo mundi të operohej në Turqi, duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital.

Mirëpo tani që po përpiqet t’i kthehet jetës normale, Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme. Ajo rrëfeu për “Ftesë në 5” se është dhu nuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, me të cilin i ka dhënë fund marrëdhënies për arsye tradhtie nga ana e tij.

“Kam denoncuar në komisariat dhe u pajisa me urdhër mbrojtje pas 4 denoncimesh”, rrëfeu e tronditur ajo, ndërsa pohoi se as ky urdhër mbrojtje nuk e kishte penguar të shoqin ta dhu’nonte.

Ajo tregoi ekskluzivisht një video në makinë, ku fillimisht dëgjohen të shara nga ish-bashkëshorti dhe më pas klithma e të qarat e Drinedës.

“Tentoi të më mbyste dhe e gjithë kjo është bërë në sy të fëmijës”, rrëfeu Drineda.

Kjo ngjarje tro’nditi edhe të ftuarit e pranishëm në studio, përfaqësues nga shoqata në ndihmë të grave dhe fëmijëve të dhu’nuar, të cilët i premtuan se do të kujdeseshin për situatën e saj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat