Edonisa Miftarit i duhen 17 mijë euro për operim, që të mund të ecë

Sociale

Edonisa Miftarit i duhen 17 mijë euro për operim, që të mund të ecë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Edonisa Miftari

Është 11 vjeçe, Edonisa Miftari nga Podujeva vuan nga një sëmundje që e ka lënë të palëvizshme në anën e djathtë të trupit.

Familja e saj shfrytëzoi të gjitha mundësitë financiare që kishin, por Edonisës tashmë po i duhet një shumë  e madhe që të bëj operimin në këmbët e saja.

Babai i saj, Shefqet Miftari, tashmë ka vetëm një kërkesë nga gjithë bamirësit, Edonisës t’iu sigurohen 17 mijë euro që ajo të bëj hapat e parë.

Edonisa tashmë vijon mësimin në klasën e 5-të në Podujevë, në shkollën për personat me aftësi të kufizuara.

Vet babai i Edonisës vuan nga sëmundja e diabetit, siç thotë ai nganjëherë humb dhe vetëdijen.

Të hollat që ata marrin për një muaj nuk janë të mjaftueshme për ta.

Ndonëse e ka shumë të vështirë, Shefqet Miftari, kërkon ndihmën e qytetarëve.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Edonisën të drejtohen në këtë  numër të xhirollogarisë.

NLB Banka 1709003412855574

Numri kontaktues i telefonit:

Shefqet Miftari – 044 414 320

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat