Psikologia: Divorcet tani vijnë edhe nga vendimet e gruas

Sociale

Psikologia: Divorcet tani vijnë edhe nga vendimet e gruas

Nga: H.O. Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:01
Ilustrim

Dhuna dhe divorcet ndërmjet ҫifteve janë ndër temat më së shpeshti po komentohen kohët e fundit. Thuajse ҫdo ditë në media po raportohet për dhunë e shumë herë edhe vrasje ndërmjet bashkëshortëve.

Image
Kosovare Gjevukaj Tolaj

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ psikologia Kosovare Gjevukaj Tolaj. Ajo thotë se, për numrin në rritje të divorceve arsyeja kryesore është mosbarazia dhe përcjellja brez pas brezi së reflektimit patriarkal të burrit dhe cenimit të fjalës së gruas.

“Mund të vërehet një rritje drastike e divorceve, një prej arsyeve vjen e gjitha si rezultat i mosbarazisë dhe përcjelljes brez pas brezi së reflektimit patriarkal të burrit dhe cenimit të fjalës së gruas. Divorci tani vjen dhe nga vet vendimi i gruas sepse gratë janë fuqizuar dhe arsimuar dhe nuk kanë nevojë për një krahë burri për tu mbështetur, kur ato cënohen dhe nuk respektohen”, thekson ajo.

Psikologia Gjevukaj Tolaj thotë poashtu se, mund të jenë dhe arsye si dhunë fizike, verbale, mos përputhje mendimesh, kushtet sociale, përfundimi i lidhjes shpirtërore e shumë arsye tjera që sjellin në fund një vendim si divorci.

“Në anën tjetër vërehet një ulje e lindjeve respektivisht nataliteti me vlera në rënie, si e ceka më lartë gratë dhe vajzat nuk kanë më si pikë synimi vetëm lindjen e një fëmije por dhe ngritjen në karrierë dhe ndërtimin e një jete ku fjalën e fundit për vendimet e veta e thonë vetë ato dhe jo dikush mbi to, andaj edhe koha për fëmijë mund të zgjatet dhe reduktohet dëshira për të pas shumë fëmijë për arsye të obligimeve dhe kohës së vyer që ju nevojitet për përkujdesjen e një fëmije”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat