Stambolli do të organizojë Lojërat Evropiane 2027

Sporti

Stambolli do të organizojë Lojërat Evropiane 2027

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Edicioni i katërt i Lojërave Evropiane do të mbahet në Stamboll të Turqisë në vitin 2027. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i E0C-ut, në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar.

Presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, është shprehur i lumtur që Lojërat Evropiane do të organizohen në kryeqytetin e Turqisë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për sportistët e Evropës dhe qytetin. Turqia dhe Stambolli kanë qenë për një kohë të gjatë miq të sportit ndërkombëtar. Ne e dimë se do të jetë vendi i përsosur për sportistët më të mirë të Evropës që të shkëlqejnë në vitin 2027", - tha Capralos.

Pas edicionit të tretë të mbajtur vitin e kaluar në Krakoë të Polonisë, organizatorët e Stambollit dhe EOC duan të zgjerojnë ngjarjen, duke ofruar më shumë gara kualifikuese për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat