Fehmi Mahalla, trajneri i sukseseve të mëdha: Orges Arifi nuk do të ndalet

Sporti

Fehmi Mahalla, trajneri i sukseseve të mëdha: Orges Arifi nuk do të ndalet

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:31
Orges Arifi e Fehmi Mahalla

Fehmi Mahalla është prej trajnerëve të rrallë në sporte luftarake, pak fjalë e punë shumë dhe suksese nuk i ndalen asnjëherë. 

Kampioni i Evropës në vitin 2005 në Tenerife të Spanjës, Fehmi Mahalla, aktualisht selektor i kombëtares së Shqipërisë në karate, ka synime të mëdha në të ardhmen me garuesit e tij.

Javën që e lamë pas nën drejtimin e tij, Orges Arifi është nënkampion i Evropës në kategorinë – 60 kg. 

Ky sukses mahniti të gjithë, tani ka rritur oreksin për punë edhe më të madhe dhe për suksese të reja në fanellën kuqezi. 

“Orges Arifi - nënkampion Evropian për senior 2024.

Këtë medalje ka shumë kohë që e meritoi Orgesi po erdhi koha e shpërblimit dhe besoj që nuk do të ndalet vetëm me këtë por edhe me medalje Botërore.

Te uroj shëndet e suksese edhe në të ardhmen. Suksese edhe tan ekipit te kombëtares së Shqipërisë.

Përshëndes gjithashtu kryetarin e Federatës të Karatesë Baba dhe gjithë stafin”, ka shpreh optimizmin Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat