Zbulohet podiumi i medaljeve olimpike i frymëzuar nga Kulla Eiffel

Sporti

Zbulohet podiumi i medaljeve olimpike i frymëzuar nga Kulla Eiffel

Më: 24 maj 2024 Në ora: 14:45
Kulla Eiffel

Kur duhen dhe dy muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”, organizatorët kanë zbuluar sot podiumin ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Sipas tyre, ato janë ndërtuar me material të riciklueshëm dhe janë eko-të qëndrueshme. Podiumi është frymëzuar nga Kulla Eiffel, ku dhe është prezantuar mëngjesin e sotëm.

Me ngjyrë gri, podiumi është krijuar për të mos errësuar uniformat e sportistëve meshkuj dhe femra.

Ky podium do të përdoret për të gjitha ceremonitë e Lojërave Olimpike e më pas atyre Paralimpike “Paris 2024” (549 në total).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat