Annette Fredskov 366 maratona në 365 ditë

Sporti

Annette Fredskov 366 maratona në 365 ditë

Më: 15 korrik 2013 Në ora: 20:53

E quajnë Annette Fredskov dhe ka hyrë në historinë e atletikës për rekordin e saj tejet të vecantë. Danezja nga qyteti i vogël i Notsved brenda këtij viti ka mundur të garojë 366 maratona brenda 365 ditëve, një sipërmarrje e parealizuar nga askush. Maratonën e saj të fundit Anette e përfundoi me sukses në qytetin e saj, duke kompletuar kështu një vrapim prej 15 mijë e 443 kilometrash, e barazvlefshme dy dyfishin e gjatësisë së rivierës daneze.

Gjatë sipërmarrjes së saj Anette, ka ndërruar në total 20 palë këpucë dhe ka vrapuar për një total kohor prej 76 ditësh. Gjatë garimeve të saj ajo është mbështetur dhe nga bashkëshorti, fëmijët të afërmit dhe miqtë. Në maratonat e saj ditore ajo është shoqëruar gjithmonë nga të paktën dy atletë të tjerë dhe ka pasur përkrahjen dhe e shumë atletëve të njohur në mbarë botën që e kanë pritur me entuziasëm iniciativën e saj. Atletja daneze e nisi garimin e saj pasi u diagnostikua me sklerozë duke sfiduar mjekët që I kishin thënë se ndoshta ajo nuk do të mund të garonte kurrë në jetën e saj në një maraton. Me kalimin e ditëve ajo mendoi të vraponte 366 maratona brenda në viti, dhe interesant është fakti se në përfundim të garës së saj të fundit dhe sëmundja e saj gjithashtu është zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat