Abazi debuton me fitore në stolin e Trepça ‘89

Sporti

Abazi debuton me fitore në stolin e Trepça ‘89

Më: 22 shtator 2013 Në ora: 19:57

Trajneri i ri duket se i bën mirë Trepca ‘89. Skuadra mitrovicase arriti të fitojë 2-0 me Besën e Pejës brenda në shtëpi, në sfidën e debutimit të trajnerit Arsim Abazi, që mori detyrën vetëm prej pak ditësh. Nënkampionët e vendit, ishin më kërkues që në fraksionin e parë, megjithatë goli vonoi. Gjithsesi para pushimit, Kastriot Rexha i vetëm arriti të zgjidhë takimin duke shënuar dy herë brenda katër minutave. Sulmuesi i ardhur këtë verë nga Vllaznia duket se po e gjen veten mjaft mirë me Trepca 89 duke qënë dhe golashënuesi kryesor I kësaj skuadre. me rezultatin e pjesës së parë u mbyll krejt sfida, mes dy ekipeve që qëndronin në pozita të njëjta në renditje. Falë këtij suksesi ekipi I Arsim Abazit ngjitet tashmë në vendin e tretë në renditje, vetëm, tre hapa larg kryesuesve të Hysit, që nga ana tyre fituan 2-1 në Merdare ndaj Dritës. Kjo është ndërkohë dhe tabela e plotë e rezultateve të javës së gjashtë të Superligës kosovare.

Java e 6-të
Ferizaj - Llamkos Kosova 1-1
Fushë Kosova – Drenica 1-1
Feronikeli – Trepça 2-0
Prishtina – Hajvalia 1-0
Hysi – Drita 2-1
Trepça ‘89 – Besa 2-0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat