Kulmi i turpit! Gjokoviqi të dënohet rëndë për provokimet ndaj shtetit të Kosovës 

Tenis

Kulmi i turpit! Gjokoviqi të dënohet rëndë për provokimet ndaj shtetit të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 23:10
Novak Gjokoviq

Është kulmi i turpit se çfarë bëjnë babë e bir, Srgjan e Novak Gjokoviq. 

Deklaratat e Novakut dhe Srgjanit, sa e sa herë kanë dëshmuar mendësinë nacionaliste të tyre dhe për atë duhet që të dënohen rëndë nga Federatën Ndërkombëtare e Tenisit.

Mediumi serb “Veçernj Novosti” ka shkruar kësisoj:  “Lojtarët e Serbisë dolën në fushë kundër Britanisë së Madhe me këngën e Danica Crnogorçeviqit “Veseli se srpski rode”, dhe kjo bëri stuhi në rajon dhe gjoja për shkak të gjithçkaje reagoi edhe Federata e Tenisit të Kosovës, duke kërkuar një dënim për Serbinë.

Presioni bëri që edhe Davis Cup ta fshinte videon nga rrjetet sociale ku ishte shpërndarë më parë. Megjithatë, tenistët e Serbisë nuk u tërhoqën dhe me të njëjtën këngë dolën në fushë kundër Italisë”. 

Babai i Novak Gjokoviqit, Srgjanit, që nuk ka fare turp dhe që ushqehet me gënjeshtra, së bashku me djalin e tij, provokojnë vazhdimisht. Bile Novak Gjokoviqi ka provokuar aq rëndë para një kohe, ku shkroi në kamerë "Kosova është zemra e Serbisë" pikërisht në turneun “Roland Garros”.

“Dua të shkoj në Kosovë me gruan time Jelenën dhe atje të pagëzojmë fëmijët tanë, Stefanin tetë vjeçar dhe Tarën pesëvjeçare, e di që kjo temë është shumë e ndjeshme. Konflikti është ende aty, jo i armatosur, por ka tensione.

Nuk dua të merrem me politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, në qendër të kulturës sonë, identitetit, traditës, fesë sonë...”, kishte thënë pa fije turpi Novak Gjokoviq për mediat italiane në muajin maj.

Është e habitshme se si Gjokoviqi ende nuk e ka marrë dënimin e merituar, madje edhe të përjashtohet krejt nga sporti i tenisit, për provokime të rënda ndaj shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat