Flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, paraqiten në faqen ndërkombëtare! Çarten serbët 

Tenis

Flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, paraqiten në faqen ndërkombëtare! Çarten serbët 

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:18
Pamje

Flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës, paraqiten në faqen e Ndërkombëtare të tenisit, ATP. 

Kjo ka çartuar serbët.

Një farë pamfleti serb “Kurir” llomotit duke shprehur shqetësimin.

Flamuri i Shqipërisë Etnike i ka shqetësuar shumë serbët dhe ata nuk zgjedhin mjete për të sulmuar dhe gënjyer opinionin në Serbi!

“Hakerët sulmuan llogarinë në Facebook të ATP Tour dhe vendosën flamuj të Shqipërisë së Madhe.

Llogaria e ATP Tour në Facebook është hakuar nga një grup shqiptarësh të cilët uruan festën e Pavarësisë së Shqipërisë në atë kanal, së bashku me fotot nga ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë që u zhvillua gati një dekadë më parë në Beograd.
Më pas ka qenë një dron mbi stadiumin ‘Humska’ me flamurin e Shqipërisë së Madhe, dhe tani mesazhi i cili nuk është fshirë thotë si më poshtë", s
hkruan pamfleti serb. 

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Në këtë ditë të madhe zemrat tona janë plot krenari teksa festojmë frymën e lirisë dhe bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri i Shqipërisë së Madhe, simbol i historisë sonë të pasur dhe të tregojë forcën tonë. komb”, shkruhet në faqen e turneut të ATP-së me flamuj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ky mesazh prej disa orësh qëndron në llogarinë e organizatës ATP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat