Rrëfimi tronditës i Maria Sharapovas

Tenis

Rrëfimi tronditës i Maria Sharapovas

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:22
Sharapova

“Kur erdha në Amerikë, mamaja ime nuk erdhi asnjë ditë këtu për të më takuar në dy vitet e para. Për mua ishte e vështirë, e tmerrshme të jetoja vetëm”, kujton Maria Sharapova. Ish-tenistja ruse, ikonë e këtij sporti, rrëfen momentet e para të zbarkimit në Amerikë, pasi u largua nga vendlindja.

“Ndonjëherë e kujtoj atë moment dhe tani që kam një fëmijë 16 muajsh, nuk arrij ta imagjinoj atë ndarje kaq të gjatë nga nëna ime. Asokohe ishte gjithçka ndryshe dhe të merrje një vizë ishte e ndërlikuar”, tha Sharapova në një intervistë televizive.

“Mamaja ime (Helena) mendoi gjithnjë për dhuratën e madhe që kisha patur unë dhe babai im, mundësinë që të praktikoja një sport kaq të rëndësishëm në Amerikë. Mendoj se ajo e ka parë atë situatë ndarje në këtë këndvështrim”, tha Sharapova.

“Në atë koha nuk kisha cellular, ajo nuk kishte një të tillë dhe unë i shkruaja letra nënës time.

Kjo mi lehtësonte disi gjërat dhe kisha ndjesinë se herët a vona do ta shihja. Mund të them se për mua dhe nënën time kjo ishte një sfidë e madhe”, u shpreh Maria Sharapova.

Në karrierën e saj, ish-tenistja ruse fitoi 36 tituj, nga të cilët 5 grand slam. Ajo ka qenë një nga ikonat e këtij sporti. Ajo u largua nga Amerika vetëm me babanë  (Yuri), ndërsa nëna e saj qëndroi në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat