Federer ngre zërin

Tenis

Federer ngre zërin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:38
Federer

I tërhequr prej më shumë se një viti nga sporti, tenisti zviceran Roger Federer ka folur për atë që po ndodh sot në këtë sport. Beteja për atë se cili është tenisti më i mirë, ai u shpreh: “Sot jetojmë në një botë të bazuar te numrat dhe statistikat”.

“Të gjithëve u pëlqejnë të përmirësojnë statistikat e tyre dhe të mposhtin rekordet e të tjerëve.

Kjo ndoshta është mënyra për të vendosur edhe se cili është më i miri. Sapo fiton një grand slam bëhesh numri 1 dhe të gjithë pyesin për sa kohë do të qëndrosh në majë apo kur do të fitosh turneun tjetër”, tha Federer.

“Për fat të keq, sot argëtimi ka kaluar në plan të dytë dhe kjo është e trishtë. Ky mekanizëm për të qenë numri 1 është ushqyer aq shumë, sa është kthyer në një problem. Të paktën kështu mendoj unë”, u shpreh Roger Federer.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, zvicerani ka fituar 20 grand slam dhe 103 tuyrne në total (28 turne Masters, 6 ATP Finales).

Gjithsesi, mbi të, në numrin e grand slam të fituara janë Djokovic me 24 të tillë dhe Nadal me 22, por akush nuk mund të thyejë impaktin që Federer ka patur me këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat