Nëntë teniste në listën e “10 sportisteve më të paguara në botë

Tenis

Nëntë teniste në listën e “10 sportisteve më të paguara në botë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Sporti i tenisit vijon të jetë më i paguari në botë dhe tenistet dominojnë renditjen e sportisteve femra më të paguara në botë. Jo vetëm kaq, por 9 nga 10 sportistet më të paguara janë femra, sipas “Forbes”.

Në krye të renditjes është tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë.

Përgjatë këtij viti, përmes premiove në fushë dhe sponsorëve, ajo ka arkëtuar gati 24 milionë dollarë.

Në vendin e dytë është vetmja sportiste jo-teniste që ndodhet në këtë renditje.

Bëhet fjalë për kinezen Eileen Gu, që praktikon ski-akrobatike. Në podium edhe tensitja adoleshente amerikane Coco Gauff, e treta.

“Top-10” sportistet më të paguara, 2023

1-Iga Swiatek, 23.9 mln dollarë

2-Eileen Gu, 22.1 mln dollarë

3-Coco Gauff, 21.7 mln dollarë

4-Emma Raducanu, 15.2 mln dollarë

5-Naomi Osaka, 15 mln dollarë

6-Aryna Sabalenka, 14.7 mln dollarë

7-Jessica Pegula, 12.5 mln dollarë

8-Venus Williams, 12.2 mln dollarë

9-Elyna Rybakina, 9.5 mln dollarë

10-Leylah Fernandez, 8.8 mln dollarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat