​Murray zbulon se çfarë i duhet të bëjë për ta përmirësuar formën e tij këtë vit

Tenis

​Murray zbulon se çfarë i duhet të bëjë për ta përmirësuar formën e tij këtë vit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 17:40
Andy Murray

Tenisti i njohur, Andy Murray beson se përmirësimi i shërbimit të tij mund të jetë çelësi për ta rigjetur formën e tij në vitin 2024.

Murray po përgatitet për Australian Open, garë kjo që fillon më 14 janar, ku ai është kampion pesë herë.

36 vjeçari regjistroi dy fitore radhazi në Melbourne vitin e kaluar, para se të eliminohej në raundin e tretë nga Roberto Bautista Agut.

“Vitin e kaluar, kur erdhi puna te shërbimi në ndeshje, unë nuk po merrja pikë aq sa duhet”, tha Murray para ndeshjes së raundit të parë kundër Thomas Martin Etcheverry të shtunën.

“Nuk ndihesha rehat në fushë. Kështu që, shpresoj që me një përmirësim në shërbim dhe ndjenja paksa më të mira për lojën time, kur ta vë veten në aso pozita, gjithçka të shkoj mirë.

Përgatitja e Murray për Australian Open nuk shkoi siç ishte planifikuar, me tre herë kampionin e Grand Slamit që u eliminua nga Brisbane International në raundin e parë në fillim të muajit nga Grigor Dimitrov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat