Australian Open pa befasi

Tenis

Australian Open pa befasi

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:36
Iga Swiatek

Është mbyllur sot raundi i parë i grand slam të Australian Open.

Tenisti norvegjez Holger Rune, numri 8 në botë, fitoi 3-1 ndaj japonezit Y.Nishioka. Më tej avancon edhe danezi Casper Ruud (nr.11), që mundi 3-0 spanjollin A.Vinolas.

Një biletë për më tej sigurojnë bullgari Grigor Dimitrov, amerikani Tommy Paul, britaniku Cameron Norrie, rusi Karen Khachanov e francezi Gael Monfils.

Te femrat, numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek, avancon më tej pas fitores 2-0 (7-6, 6-2) ndaj amerikanes S.Kenin.

Në raundin e dytë shkon edhe bjellorusja Victoria Azarenka pas fitores 2-0 ndaj italianes C.Giorgi.

Nuk zhgënjejnë tenistet amerikane Sloane Stephens e Daniele Collins, ajo ruse Daria Kasatkina, belgia Elise Mertens e italiania Maria Trevisan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat