Përcaktohen çerekfinalistët e parë

Tenis

Përcaktohen çerekfinalistët e parë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:41
Taylor Fritz

Janë luajtur sot ndeshjet e para të raundit të katërt në grand slam-in e Australian Open në tenis, duke përcaktuar çerekfinalistët e parë.

Një biletë për më tej siguroi edhe tenisti amerikan Taylor Fritz, numri 12, që eliminoi grekun Stefanos Tsitsipas (nr.7). Një ndeshje me katër sete, fituar 3-1 nga amerikani (7-5, 6-7, 6-3, 6-3).

Te femrat, spikat fitorja e amerikanes Coco Gauff, numri 4 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-2) polaken M.Frech. Kualifikohet edhe numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) amerikanen A.Anisimova.

Në çerekfinale shkon edhe tenistja ukrainase Marta Kostyuk, që mundi 2-0 (6-2, 6-1) rusen M.Timofeeva. Ndërsa tenistja çeke Barbora Krejcikova, eliminoi rusen tjetër M.Andreeva, duke fituar 2-1 (4-6, 6-3, 6-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat