Gjokoviq në nokaut 

Tenis

Gjokoviq në nokaut 

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:58
Gjokoviq

Gjokoviq në nokaut, eliminohet nga gara e madhe.

Tenisti italian Jannik Sinner është finalisti i parë i grand slam-it të Australian Open. Numri 4 në botë mundi 3-1 në gjysmëfinale serbin Novak Gjokoviq (6-1, 6-2, 6-7, 6-3).

Gjokoviq, kampion në fuqi, nuk do të ketë mundësi kështu të mbrojë titullin fituar vjet. Në sfidën e luajtur sot në Melburn, ai luajti dobët, i pafuqishëm ndaj Sinner, që e meritoi fitoren.

Ai fitoi në “tie break” vetëm setin e tretë, por më tej në fushë dominoi Sinner, ndjeshëm më superior, duke dominuar në fushë në tri setet e tjera.

Kjo është hera e parë që italiani shkon në finalen e një grand slam, ku do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida mes Medvedev dhe Zverev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat