Medvedev fiton

Tenis

Medvedev fiton

Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:40
Medvedev

Fillimisht u duk se do të kishin një finale Itali-Gjermani, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.

Numri 6 i botës në tenis, Alexander Zverev ishte vetëm 1 set larg finales së madhe, të Grand Slam-it, “Australian Open”, mirëpo tashmë duket se do ta shohë përballjen e madhe, nga tribuna, me rusin Daniil Medvedev, që ishte thjesht i magjishëm, këtë të premte, duke kapur finalen e madhe të kompeticionit.

Gjermani 26-vjeçar po udhëhiqte pas 2 seteve të para 7-5 e 6-3, deri në momentin, kur rusi “ndezi motorrët”, duke fituar 2 sete radhazi me “tie-break”, 7-6, 7-6 dhe setin e fundit me rezultatin 6-3, duke realizuar një përmbysje magjike e duke dhuruar për plot 4 orë e 18 minuta spektakël, për tifozët e pranishëm në arenën e “Melbourne Park”.

Falë kësaj fitoreje të madhe, tashmë Daniil Medvedev do të ketë mundësinë të fitojë Grand Slam-in e dytë në karrierën e tij, pas triumfin, në US Open, në vitin 2021, teksa përballë në sfidën e së dielës do të ketë italian, Jannik Sinner, me 22-vjeçarin italian, që nga ana e tij nuk ka fituar kurrë një Grand Slam dhe pas eleminimit të Novak Djokovic duket më i “karikuar” se kurrë.

Ndërkaq, kujtojmë se përveçse siguroi finalen e madhe të “Australian Open”, me fitoren e madhe ndaj Zverev, 27-vjeçari rus shkoi emrin me “gërma të arta”, në historinë e sportit të tenisit, teksa u bë lojtari i 4-t në histori, që fiton sfidën, pasi ndodhej në disavantazhin 0 me 2, teksa më herët kjo gjë është bërë nga Kevin Curren, në vitin 1984, Arnaud Clement, në vitin 2001, si dhe Marcos  Baghdatis, në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat