Rafael Nadal nuk do të kthehet të luajë në Doha javën e ardhshme siç dhe pritej. “Më duhet ende kohë”, deklaroi kampioni spanjoll i tenisit, i cili konfirmoi se do të rikthehet në fushë në turneun Masters 1000 të Indian Wells.
Nuk mungojnë thashethemet për të ardhmen e tij dhe daljen e mundshme në pension, e cila mund të ndodhë qysh këtë sezon nëse ish-numri 1 e gjykon të përshtatshme. Nadal, fitues i 22 grand slam, foli këtë mëngjes për mediat, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të qartë për tenistin më të mirë në histori.
“Numrat nuk gënjejnë, Novak Djokovic është më i miri në histori. Ai është një person i mirë, me gabimet e tij, por më i mirë nga sa duket.
Ndodh që të thyejë raketën, por në pikën tjetër është 100% dhe fiton, prandaj është ai që ka fituar më shumë se kushdo në historinë e sportit tonë”, u shpreh Nadal.
Spanjolli nuk luan që prej turneut të Brisbane, ku u dëmtua dhe u detyrua të mos marrë pjesë në grand slam të Australian Open. Nadal u rikthye në fillim të janarit në fushë pas gati një viti pushim.