Kombëtarja e tenisit fitoi çmimin 'Kombëtarja e Vitit' në Kosovë 

Tenis

Kombëtarja e tenisit fitoi çmimin 'Kombëtarja e Vitit' në Kosovë 

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:14
Kombëtarja e tenisit e Kosovës

Për herë të parë Kombëtarja e tenisit fitoi çmimin "Kombëtarja e Vitit në Kosovë (meshkujt)".

"Komiteti Olimpik i Kosovës gjatë mbrëmjeska ndarë një çmim shumë të rëndësishëm për tenisin në Kosovë!

Djemve të Kombëtares së tenisit iu nda çmimi “Kombëtarja e Vitit 2023”!

Ky vlerësim vjen si rezultat i sukseseve të arritura nga tenistët tanë gjatë Kampionatit Botëror të Tenisit “Davis Cup”, në të cilin ekipi ynë u rendit në vendin e parë ku me katër fitore kaluan një grup më lartë në “Davis Cup””, shkruan në faqen e FTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat