Bulevardi i shumëpritur në Tetovë, me 500 mijë euro do të shpronësohen pronat e qytetarëve

Tetova

Bulevardi i shumëpritur në Tetovë, me 500 mijë euro do të shpronësohen pronat e qytetarëve

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:59
Tetova

Qeveria ka ndarë 29.5 milion denarë për bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Sipas kryesuesit të këshillit komunal Bekim Memeti këto para do të përdoren për shpronësimin e 16 pronave në të cilat do të shtrihet ky bulevard.

“Pagesat nuk janë realizuar tek të gjithë ata banorë për shkak se dihet në çfarë gjendje financiare ka qenë komuna deri më tani, jo të volitshme, prandaj dhe me këtë ndihme ne i pastrojmë pagesat për ata banorë që jetojnë aty. Me këto mjete do të ndihmohet edhe në hapjen e bulevardit”, pohoi Bekim Memeti, kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Këshilltari në komunën të Tetovës, që wshtw nga Aleanca për shqiptarët Arif Selmani, shprehet i habitur se pse Qeveria e ka lënë këtë financim tani në fund të mandatit të kryetares.

“Është për të ardhur keq se në komunën e Tetovës projektet me rëndësi kapitale janë duke u realizuar me para nga Qeveria, siç është rasti me pastrimin e deponisë me pastrimin e borxhit të komunës së Tetovës në 2018 me 51 %. Tani hapjen bulevardit qe e kemi diku 500 mijë euro ka ndarë qeveria për hapjen e bulevardit Bllagoja Toska që është një ndër nyejt kryesore e qytetit, është premtuar mandatin e parë, nuk është realizuar është premtuar mandatin e dytë, nuk u realizuar dhe tani jemi në fund, vjen që përsëri me mjetet e qeverisë të realizohet”, tha Arif Selmani, këshilltar.

Komuna e Tetovës në vitin 2018 rrënoi një objekt në një pjesë të këtij bulevardi, por nga ajo kohë e deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap. Ndryshe deri tani 16 pronarë të pronave kanë marr një pjesë të vogël të shumës nga ajo që kishin rënë dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat