Arrestohen dy persona në Tetovë, janë kapur me lëndë narkotike

Tetova

Arrestohen dy persona në Tetovë, janë kapur me lëndë narkotike

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:42
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje ka arrestuar edhe dy dilerë të drogës, këtë herë në Tetovë.

“Më 25.06.2021 në ora 19.45 në pikë pagesën në Zhelinë, policët kanë arrestuar G.R.(43) nga Reçica e Vogël dhe E.A.(31) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën “BMW” me targa të Tetovës, tek të dy është gjetur marihuanë dhe kapsula ekstazeje”, thuhet në njoftim.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të shqiptohet kallëzim penal përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat