Kishte ardhur për pushime nga Gjermania, ndërroi jetë 35 vjeçari në Tetovë

Tetova

Kishte ardhur për pushime nga Gjermania, ndërroi jetë 35 vjeçari në Tetovë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 19:47
Bunjamin Arifi

35 vjeçari nga Tetova me qëndrim në Gjermani sot ka qenë njëri nga personat që humbën jetën nga COVID-19.

I ndjeri është Bunjamin Arifi nga Orasha e Tetovës, që po jetonte dhe punonte në Leverkusen të Gjermanisë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë përcjell shumë miq përmes rrjeteve sociale, duke i dhënë lamtumirën e fundit.

Bunjamin Arifi ishte një aktivist i dalluar në mesin e komunitetit, ku ai ushtronte detyrën e kryetarit të xhamisë në Leverkusen të Gjermanisë.

Ai ishte i njohur edhe për arritjet profesionale, duke qenë në pozitën e menaxherit të marketeve Lidl në Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat