Adoleshtentë të dehur, ceritifikatë e rreme, mysafirë pa ceritfikatë, kontrolloheb lokalet në Tetovë

Tetova

Adoleshtentë të dehur, ceritifikatë e rreme, mysafirë pa ceritfikatë, kontrolloheb lokalet në Tetovë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së kaluar, policët e Byrosë për Siguri Publik pranë MPB në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës kishin kontrollë në pesë lokale në Tetovë dhe një kazino.

Sipas njoftimit, janë hasur 11 adoleshentë pas orës 24:00, prej të cilëve 8 prej tyre kanë konsumuar alkool, ndërsa 14 të tjerë kapur pa certifikatë për COVID-19.

“Janë zbuluar tre vepra penale prej të cilave një është përdorim të certifikatës së rreme, ndërsa në Prokurori do të parashtrohet parashtresë adeukate”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kundër një pronari të një lokale i cili ka kërcënuar policët do të parashtrohet po ashtu kallëzim penal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat