Policia e Tetovës dje me aksion për parakalimet e paligjshme në trafik

Tetova

Policia e Tetovës dje me aksion për parakalimet e paligjshme në trafik

Më: 3 maj 2022 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë gjatë ditës së djeshme (02.05.2022) në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 15:00 kanë kryer kontroll të intensifikuar aksioni për parakalim, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 52 kundërvajtje (TE-36 dhe GV-16).

Shumica e kundërvajtjeve kanë të bëjnë me tejkalimin e vendeve të ndaluara (TE-33 dhe GV-15).

Ndërsa me parashtresat përkatëse janë sanksionuar 3 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

“SPB Tetovë edhe një herë me thirrje tek drejtuesit e mjeteve që të parakalojnë vetëm në vendet e lejuara dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe veçanërisht të mos bëjnë parakalime në vijë të plotë dhe në vende që nuk bien në sy”, thonë nga SPB Tetovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat