29 vjeçarja shtetase e Serbisë hidhet nga ballkoni i banesës në Tetovë, policia gjatë kontrollit i gjeti kokainë

Tetova

29 vjeçarja shtetase e Serbisë hidhet nga ballkoni i banesës në Tetovë, policia gjatë kontrollit i gjeti kokainë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Dje rreth orës 19:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar se nga ballkoni i banesës në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën ka qëndruar së bashku me personin me iniciale O.O.(38 vjeçar) nga Reçica e madhe e Tetovës, ka rënë 29-vjeçarja S.J. nga Republika e Serbisë.

“Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës”, thonë nga MPB.

Nga ana e ekipit të SPB Tetovë është kryer kontroll, gjatë të cilit në banesë janë gjetur dhe konfiskuar mbetje të kokainës dhe sende të tjera.

Pas përfundimit të kontrollit O.O. është i privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtrimet përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat