Tetovari e la veturën në mekanik, policia ia gjen në parcelë për pjesë të veturave

Tetova

Tetovari e la veturën në mekanik, policia ia gjen në parcelë për pjesë të veturave

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:26
Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka gjetur një veturë, e cila ishte paraqitur si e humbur nga një 23-vjeçar.

SPB Tetovë njofton se vetura është gjetur në një parcelë për pjesë të veturave.

“Dje (14-shtator) në orën 12:15, 62-vjeçari E.V. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se para rreth dy vitesh në një puntori automekaniku, personit A.V. (23) nga Xhepçishti i Tetovës ka lënë për riparim automjetin e tij “Ford Mondeo Caravan” me targa të Tetovës, por kur ka shkuar për ta marrë, automjeti nuk ka qenë në punëtori”.

“Menjëherë zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë gjetur veturën në një parcelë për pjesë veturash në Neproshtenë të Tetovës dhe ia kanë kthyer pronarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat