SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj tejkaluesve të shpejtësisë në rrugën Tetovë – Gostivar

Tetova

SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj tejkaluesve të shpejtësisë në rrugën Tetovë – Gostivar

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:36
SPB Tetovë

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, dje (09-shkurt) nga ora 08:00 deri në ora 22:00 kanë kryer aksion kontrollues mbi shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në rajonin Tetovë-Gostivar.

Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 7 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-5 dhe GV-2), si dhe janë sanksionuar 10 shkelje të shpejtësisë (TE) në vendbanim, gjysma e të cilave deri në 50 kilometra në orë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 57 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-45 dhe GV-12).

“Dje po ashtu në rajonin e Tetovës është kryer kontroll aksion i intensifikuar për parakalime, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 9 kundërvajtje që kanë të bëjnë me parakalime të parregullta, si dhe 8 lloje të tjera kundërvajtjesh”.

“SPB-Tetovë sërish apelon nga drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe t’u përmbahen kufizimeve të vlefshme në vende të caktuara, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje, kryesisht në autostradë dhe rrugët rajonale përreth”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat