Në shkollat e Tetovës nuk ka logoped, Kasami: Kemi kërkuar, por MASH nuk na përgjigjet pozitivisht

Tetova

Në shkollat e Tetovës nuk ka logoped, Kasami: Kemi kërkuar, por MASH nuk na përgjigjet pozitivisht

Më: 3 prill 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Çerdhet e rajonit të Tetovës po përballen me mungesë të logopedëve. Zemrije Bela nga shoqata “IMAGO PLUS”, thotë se prindërit e fëmijëve me autizëm kanë filluar që t’i inkuadrojnë fëmijët në procesin arsimor, por sipas saj mungesa e logopedëve po shkakton problem.

“Kemi arritur që fëmijët me pengesa të jenë pjesë e shoqërisë tonë, në shkolla, kopshte dhe institucionet tjera, ku edhe me këtë e kemi edhe mesazhin se prindërit kanë filluar të vetëdijesohen, se prindërit mund të marrin pjesë, tash kemi edhe asistencën arsimore ku këta fëmijë ju takon edhe asistentë shoqërues në mësim. Për Logoped mund të flasim se nuk ka logoped, përveç edukatorë social edhe rehabilitator që janë stafi profesional i përbërë. Logoped ka mungesë, sidomos rajoni Tetovës.”- deklaroi Zemrije Bela Veseli – shoqata “Imago Plus”.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se në shkolla ka edhe mungesa tjera punësimesh, që deri më tani nuk përkrahen nga ana ministrisë së Arsimit.

“Tash janë dy aspekte, mungesa kuadrit dhe unë i bashkohem shqotës që të rijnë të studiojnë sa më shumë problematikat që ne kemi nevojë si shoqëri. Ne kemi një problem esencial i cili ka të bëj edhe me komunikimin me ministrinë e arsimit në mungesën e angazhimit të kuadrit profesional në shkolla fillore edhe të mesme. Ne si pushtet lokal kemi kërkuar pëlqim për punësim të kuadrit profesional si pedagog, psikolog, defektolog dhe gjithçka që është e nevojshme që institucionet arsimore, që tu shërbejnë fëmijëve me gjithë specifikat që kanë, por për fat të keq deri më sot nuk kemi gjetur një përgjigje.”- pohoi Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Në Tetovë tani për tani ka një qendër ditore. Mungesa e kuadrit në shkolla, ka bërë që shumë prindër fëmijët me autizëm t’i mbajnë të izoluar dhe mos t’i dërgojnë në shkolla, ose qendra ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat