Tetovë, në Gjinekologji anesteziologu xhiron “live” nënat shtatzëna në sallë

Tetova

Tetovë, në Gjinekologji anesteziologu xhiron “live” nënat shtatzëna në sallë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku një person, i punësuar si anesteziolog në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin e Tetovës, ka xhiruar gratë – paciente në njërën nga sallat, live në TikTok!

TV21 ka verifikuar videon dhe u vërtetua se është xhiruar në Gjinekologjinë e Tetovës, dhe se personi që ka realizuar videon, është i angazhuar në këtë repart.

Rasti ende nuk ishte denoncuar nga askush në polici, por me të kuptuar për të, drejtori i Spitalit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar.

Qëndrim kërkuam edhe nga MPB-ja, por nga atje thanë se pa pasur një denoncim dhe deri “në dokumentimin e rastit”, nuk mund të dalin me qëndrim për masat ndëshkuese.

Kontaktuam edhe personin që ka bërë xhirimin direkt në rrjet social, por i njëjti s’ka kthyer ende asnjë përgjigje.

Në bazë të ligjit të mbrojtjes shëndetësore, pacientët kanë të drejtë për mbrojtjen e privatësisë, në këtë rast, për çka dyshohet se ka bërë shkelje nëpunësi i spitalit gjinekologjik në Tetovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat