Kasami për stadiumin në Tetovë: Shumë shpejt do të shpallet tenderi, do të jetë përgjegjësi për kompaninë që do ta ndërtojë

Tetova

Kasami për stadiumin në Tetovë: Shumë shpejt do të shpallet tenderi, do të jetë përgjegjësi për kompaninë që do ta ndërtojë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur sërish për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Ai në “Klan Maqedoni” tha se shumë shpejt do të shpallet tenderi, ndërsa theksoi se do të jetë përgjegjësi e madhe për kompaninë që do ta ndërtojë stadiumin.

“Pres që shumë shpejt të shpallim tenderin për ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili do të jetë modern me plotësimin e të gjitha kritereve të UEFA-s për lojëra ndërkombëtare edhe të Shkëndijës, por edhe të ekipeve tjera, po ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut”.

“Janë detajet e fundit, bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm, ku do të jenë pjesë gati 10 mijë qytetarë të Tetovës dhe gjithë dashamirët e futbollit. Është përgjegjësi e madhe për çdo kompani që do të merret me ndërtimin e stadiumit. Në shtete të caktuara ka pasur edhe rënie të tribunave dhe viktima në njerëz”, tha mes tjerash Bilall Kasami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat