Vendoset flamuri shqiptar në kishën “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, SPB Tetovë: Merren masa për zbardhje të rastit

Tetova

Vendoset flamuri shqiptar në kishën “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, SPB Tetovë: Merren masa për zbardhje të rastit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.

Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me i UÇK-së e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.

“Është paraqitur se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së.

Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB Tetovë”, informuan nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat