Ndalohen dy persona në Tetovë, sulmuan zyrtarin policor

Tetova

Ndalohen dy persona në Tetovë, sulmuan zyrtarin policor

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (24.10.2025) në orën 00:30 në rrugën "Hristijan Todorovski Karposh" në Tetovë, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ndaluan M.L. (33) dhe H.Sh. (24), të dy nga Tetova.

Kjo për sulm fizik ndaj oficerëve të policisë që po kryenin detyra zyrtare dhe për shkak se gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, tek M.L. u gjet marihuanë.

Më pas, me lejen e tij, u krye një bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të M.L., gjatë së cilës u gjetën 18 copë marihuanë.

"Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 383 të Kodit Penal", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat