Zënkë për një veturë të parkuar, privohen nga liria dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë

Tetova

Zënkë për një veturë të parkuar, privohen nga liria dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë

Më: 10 janar 2026 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Mbrëmë në Tetovë janë privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë, pasi paraprakisht, ishin denoncuar nga një banor i Tetovës për dhunë ndaj tij.

I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur për një automjet të parkuar.

“Më 09.01.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.L. (26) dhe një të mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë.

Arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili raportoi se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale për një automjet të parkuar “Volkswagen” me targa të Shqipërisë (të cilin e drejtonte K.L.), ai u sulmua nga K.L., i cili tentoi të përdorte një send të mprehtë, ndërsa e mitura e goditi me një send të fortë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat