“Korrupsioni vret çdo ditë mushkëritë tona”/ Denoncimi i Këlliçit: Paguajmë Erionin, punën e bëjnë delet

Tirana

“Korrupsioni vret çdo ditë mushkëritë tona”/ Denoncimi i Këlliçit: Paguajmë Erionin, punën e bëjnë delet

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Belind Këlliçi

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një pamjet e një angazhimi të të rinjëve demokratë për pastrimin e zonës së lënë në harresë në Kombinat.

“Në Tiranë, plehrat janë tagji për bagëtitë. Ironikisht në njësinë ku ndodhet landfilli i Sharës, në Kombinat, plehrat kutërbojnë, digjen ose konsumohen nga tufat e deleve, qumështi i të cilave përfundon në tryezat tona. E konsumojnë fëmijë e të rritur”. shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Delet punëmbaruara të Tiranës!

Në Tiranë, plehrat janë tagji për bagëtitë. Ironikisht në njësinë ku ndodhet landfilli i Sharës, në Kombinat, plehrat kutërbojnë, digjen ose konsumohen nga tufat e deleve, qumështi i të cilave përfundon në tryezat tona. E konsumojnë fëmijë e të rritur.

Paguajmë Erionin për të bërë punë, por punën e bëjnë delet! Me 51 mijë euro në ditë që paguajnë qytetarët e Tiranës për riciklimin e mbetjeve, Tirana do të ishte xixë, ajri do të ishte shumë herë më cilësor dhe shëndeti ynë nuk do të rrezikohej. Nuk do kishim delet për inceneratorë!

Korrupsioni nuk të vret vetëm me plumb pas koke. Ai të ndot, të sëmur, të mbyt, me tymin e pisllëkun. Korrupsioni vret çdo ditë mushkëritë tona, me firmën dhe vulën e kryetarit të bashkisë. Si ata që nuk dalin pas orës 22:00 edhe të tjerët që hezitojnë të protestojnë për të drejtat e tyre, vrihen njëlloj nga ajri që thithin. Reagoni për jetën dhe shëndetin tuaj sa nuk është vonë! Se Erioni e ka të pjekur. Jeton në gjelbërim e i hipën avionit sa herë ka kollë.
Të rinjtë e FRPD organizuan një aksion pastrimi në këtë zonë. Se me prit bashkinë të bëjë punë, të shkon bari dy pëllëmbë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat