“Erdhi Erjon Veliaj mblodhi 4-5 njerëz dhe bën propagandë” banorët demaskojnë kryebashkiakun e Tiranës

Tirana

“Erdhi Erjon Veliaj mblodhi 4-5 njerëz dhe bën propagandë” banorët demaskojnë kryebashkiakun e Tiranës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:24
Erion Veliaj

Ndodhet vetëm pak kilometra nga autostrada Rrogozhinë-Peqin, por situata në rrugët e fshatit Sinaballaj le për të dëshiruar. Banorët kanë dalë në protestë, me kërkesën për investime.

“Njëherë bie shi këtu bëhet gjithë baltë paguajmë taksat s’ka rregullim s’ka gjë këtu”

“Sa herë bie shi këtu bëhet rezervat me ujë” shprehen banorët“

Ata kanë hedhur akuza ndaj drejtuesit politik të Qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste , Erion Veliaj i cili bëri një takim pak ditë më parë në Rrogozhinë.

“Erdhi Erjon Veliaj mblodhi 4-5 njerëz dhe bëri propagandë Sinaballi kështu Sinaballi ashtu s’ka ardhur ta shohi vetë me sytë e tij edhe këtë kërkojmë në të bëhet rruga ti leri ato dallaveret që bën ai s’ngelëm ne për propagandën e tij” thotë një banor.

Bashkia e drejtuar nga socialisti Edison Memolla, thonë që nuk ka bërë asnjë investim, dhe I ka lënë pas dore qytetarët të cilët e kanë të vështirë të dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Do të vejë fëmija në shkollë ku ta çoj ” tha një banor

“Kjo është rruga që shkojnë fëmijët për shkollë”

“Këtu është problemi  që paguajmë taksa ndriçimi taksa për pastrimin për rrugën dhe ka zero shërbim” shprehen banorët e zonës

Reshjet e shiut e vështirësojnë më shumë situatën e infrastrukturës në këtë fshat ku jetojnë rreth 1200 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat