Situata me koronavirusin/ Universiteti i Tiranës: Provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online!

Tirana

Situata me koronavirusin/ Universiteti i Tiranës: Provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online!

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Universiteti i Tiranës ka vendosur që provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online. 

Në vendim thuhet se provimet që nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikësh së lëndës do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit nga Komiteti i Ekspertëve.

“Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratim të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti i Ekspertëve.

Në rast se Komiteti nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternative të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër.

Në pamundësi të realizimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë mundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë  e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor”, deklaron rektori.

Kujtojmë që më herët u mbajt një mbledhje e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se po punohet me ministrinë e Arsimit për të vlerësuar mundësinë e dhënies së provimeve në auditorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat