Kreu veprime të turpshme me të miturin, shpallet në kërkim një 45-vjeçar

Tirana

Kreu veprime të turpshme me të miturin, shpallet në kërkim një 45-vjeçar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në një familje në Tiranë pikërisht nga djali i mitur i shtëpisë, vetëm 5-vjeç.

Ky i fundit ka treguar për prindërit se është ngacmuar seksualisht nga një 45-vjeçar që është i afërmi i familjes.

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në zonën e Yzberishtit.

Neës 24 raporton se 45-vjeçari që akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij, është shpallur në kërkim.

Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit.

Këta të fundit të shokuar, kanë denoncuar rastin në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat