Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivë dhe pasagjerja

Tirana

Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivë dhe pasagjerja

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Dy efektivë policie kanë përfunduar të plagosur në spital pas një aksidenti rrugor që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Laknas në rrethinat e Tiranës.

Policia bën me dije se nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe një pasagjere e automjetit që u përplas me makinën e policisë.

Njoftimi:

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat