Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në zonën e Ali Demit

Tirana

Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në zonën e Ali Demit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Ali Demit mesditën e të martës.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe në njoftimin paraprak thotë se dyshohet që ai të jetë vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si shtetasi I. L., 47 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat