“Po shkatërrojnë memorien, natën si skutha”, një grup aktivistësh protestojnë para Bashkisë së Tiranës

Tirana

“Po shkatërrojnë memorien, natën si skutha”, një grup aktivistësh protestojnë para Bashkisë së Tiranës

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Zaptimi i hapësirave publike dhe prishja e objekteve qe mbartin vlera historike  ka mbledhur në proteste me dhjetëra aktivistë dhe mbështetës që e dënojnë këtë fakt.Ndërhyrjet në prishjen e këtyre objekteve konsiderohen si shkatërrim për historinë shqiptare.

Ndërtimet pa kriter dhe prishja e objekteve  që mbartin vlera për trashëgiminë kulturore kanë mbledhur me dhjetëra qytetarë dhe aktivistë në protestë.

Para bashkisë së Tiranës  ata kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të shkatërrimit që po i bëhet kryeqytetit dhe jo vetëm.

Rrënimi i godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldine” por dhe të tjera sipas tyre janë copëza të historisë që u shuan.

“Këta të uruar si ky kryetari i bashkisë, kryeministri apo ai i Korçës kanë arritur që çdo vepër të parë shqiptare si memorie e kombit të mos ekzistojë më. I prishin natën si skutha, ku natën ndahen vetëm paratë e pista të hajdutëve.”

Aktivisti, Sazan Guri, tha ndër të tjera se hapësirat publike janë zaptuar pothuajse të gjitha dhe është koha për të thënë ndal.

“Duhet të ndalin dorën e gjatë që kanë, po ta kishin më të gjatë edhe hënën do ta shkatërronin.”

Edhe mbështetës të tjerë i dënojnë këto ndërhyrje, madje i kërkojnë SPAK që nisë hetimet.

“Kërkoj vetting të këtyre politikanëve që ato ligje që i kanë aprovuar vetë në parlament i shkelin me të dyja këmbët.”

“Këta duan ta shkatërrojnë këtë komb, ne duhet tu tregojmë se zëri i qytetarëve është më i fuqishëm se kushdo”.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistët denoncojnë shkatërrimin e historisë dhe ndërtimet pa kriter që po bëhen në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat