Lëvizte në Tiranë me armë zjarri/ Si ra 29-vjeçari nga Palestina në prangat e Policisë, ja detajet

Tirana

Lëvizte në Tiranë me armë zjarri/ Si ra 29-vjeçari nga Palestina në prangat e Policisë, ja detajet

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një shtetas palestinez ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap duke lëvizur në Tiranë me armë zjarri.

29-vjeçari me iniciale A.D., është arrestuar në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës. Përveç pistoletës të riut iu gjet gjatë kontrollit edhe municion luftarak. 

Njoftimi i plotë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat