Sherr me thika në Tiranë, plagoset adoleshenti

Tirana

Sherr me thika në Tiranë, plagoset adoleshenti

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustruese

Sherr me thika në Tiranë.

Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur ditën e sotme në Tiranë, ndërsa autorët janë arrestuar.

Sipas policisë rreth orës 15:15 në rrugën e “Kavajës” në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me thikë A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat