Veliaj: Shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës, pas dëmtimit nga tërmeti gati të mirëpresë nxënësit

Tirana

Veliaj: Shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës, pas dëmtimit nga tërmeti gati të mirëpresë nxënësit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:17
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ditën e sotme punimet për shkollën e re, në Pezë Helmes tha se vec të tjerash ndihet i lumtur që shkolla po përfundon dhe puna flet më shumë se kushdo që hodhi baltë pak kohë më parë, sikurse edhe nëpër vepra të tjera që po ndërtohen në Tiranë.

‘Kur mendoj si ka qenë edhe si është bërë, dita me natën! Nuk do ketë më asnjë tundim që dikush të lerë Pezën e mrekullueshme, Pezë Helmësin dhe të shkojë në Tiranë. Puna flet vetë edhe për të gjithë ata që u munduan ta helmonin komunitetin e Pezë Helmësit. Jam sot plot mirënjohje për prindërit e mrekullueshëm të Pezë Helmesit që u investuan me besim, jo me histeri dhe panik dhe nuk lejuan që politika ta mbillte helmin në Pezë Helmës. Kam vetëm mirënjohje e falënderim dhe shpresoj fort që kjo vepër të jetë shprehja më kuptimplotë e asaj çfarë do të thotë të kesh besim tek njerëzit që punojnë. Besimi i tyre u shpërblye,’ tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se në anën tjetër të njerëzve të punës qëndrojnë ende njerëzit e dhunës që kërcënojnë me vrasje si 30 vite më parë.

‘Kur dëgjon këto sherret dhe debatet, këto historitë ‘të vrava e të preva dorën’, ‘do ta bëjmë si në Elbasan’, ti thua çfarë botësh janë? Ne jemi duke folur për shkolla për libra, për nxënie, ndërkohë kemi përballë disa që nuk kanë nxënë në 30 vite. Nuk kërcënohen më njerëzit me vrasje. E mira është që edhe dy ditë dhe këto çudirat mbarojnë. Të dielën votojmë si qytetarë, si europianë, për qytetarinë dhe për civilizimin. Të hënën kur puna vlon prapë, kthehemi në kantiere,’ deklaroi Veliaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat