Punëtorët ndërpresin menjëherë punimet, për herë të parë dalin në dritë rrënoja të panjohura te Mozaiku i Tiranës

Tirana

Punëtorët ndërpresin menjëherë punimet, për herë të parë dalin në dritë rrënoja të panjohura te Mozaiku i Tiranës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:43
Mozaiku i Tiranës

Arkeologu Mariglen Meshini ka folur për gjetjet e reja pranë mozaikut të Tiranës. Vila romake e shek III, me faza ndërtimi deri në shekullin V, ka nxjerrë në dritë për herë të parë, ambientet e banimit, pas atyre të përpunimit të verës dhe vajit.

Meshini thotë se “Kemi filluar të zbulojmë ambiente banimi që më përpara nuk e dinim se ku ishin”.

Gërmimet arkeologjike në zonë, nisën pas daljes në dritë të disa strukturave ndërsa bashkia po punonte për rikualifikimin urban. Aktualisht punimet janë ndërprerë, ndërsa gërmimet e shpëtimit po pasqyrojnë një histori të mbuluar.

“Ka një sipërfaqe të madhe dhe shtrirje në disa drejtime. Deri tani kemi monument të cunguar. Gërmimet që planifikojmë të vazhdojnë, do kenë rikompozim tjetër të ambientit dhe shtojnë vlerat e monumentit. Është hera e parë që dalin monedha dhe kjo na ndihmon për datim të saktë të gjetjeve”, thotë arkeologu për News24.

Vila Romake e zbuluar në së pari në vitet 1970 do të marrë konfigurim më të plotë dhe do të kërkojë një rishikim të projektit fillestar për rikualizimin e zonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat