Tirana në atmosferë Pashkësh, vezët gjigante shumëngjyrëshe në sheshin “Skënderbej”

Tirana

Tirana në atmosferë Pashkësh, vezët gjigante shumëngjyrëshe në sheshin “Skënderbej”

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është përfshirë në atmosferën e Pashkëve me vezët gjigante shumëngjyrëshe të vendosura.

Vezët, një ndër simbolet e festës së Pashkëve janë vendosur në shesh një formë gjigante me ngjyra pranverore.

Kulturat e lashta i shihnin vezët si simbol i jetës, ndërsa vende të ndryshme si Egjipti, Persi, Greqi, Roma i hanin vezët e lyera me bojë. Kujtojmë se vezët e lyera me të kuqe simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe kujtesën e tij.

Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit tij. Krishterët e hershëm filluan ta festojnë këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit, këshilli i Nikesë vendosi të festohej një të diel, por jo një datë fikse, por në fund u vendos që Pashkët të festoheshin të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror.

Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurt. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre që do të thotë pranverë dhe pjellori.

Një mundësi tjetër është Eosteri norvegjez që do të thotë “sezoni i lindjes së re”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat