Pas Vlorës, tronditet Tirana, vritet me armë zjarri një person

Tirana

Pas Vlorës, tronditet Tirana, vritet me armë zjarri një person

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

(E plotësuar 12:35) - Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve.

Aldo Kozarja ka siguruar foton e viktimës. I riu me varëse dhe tatuazh në qafë, sipas të dhënave paraprake dyshohet se u qëllua pas një konflikti mes disa personave.

Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Viktima rezulton pa precedent penal.

Image
Mehmet Qema

Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tronditet Tirana, vritet me armë zjarri një person

Pas ekzekutimit të biznesmnit Bledar Birçaj, në qytetin e Vlorës, një tjetër vrasje ka tronditur Tiranën këtë mbrëmje.

Ngjarja sapo ka ndodhur te lagjja “5 Maji”, ku viktimë dyshohet se ka mbetur shtetasi M. Q.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe nuk dihen ende arsyet.

Ndërsa, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat