U zhduk kur shkoi të takonte të dashurën, gjendet 25-vjeçari në Tiranë: U largova vetë me dëshirë

Tirana

U zhduk kur shkoi të takonte të dashurën, gjendet 25-vjeçari në Tiranë: U largova vetë me dëshirë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:48
Ilir Daka

25-vjeçari Ilir Daka, i cili u shpall i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga banesa e tij, dhe nuk ka pasur konflikte me askënd.

“Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e djeshme u gjet shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

Ishte vëllai i Dakës, ai që denoncoi zhdukjen e të riut, ndërkohë që fliste dhe për një sherr që ai kishte pasur disa ditë më parë me disa persona.

“Tek sheshi Willson më 17 Maj, pasi është larguar nga puna, rreth orës 19:00 na tha që do të takonte të dashurën. E dashura nuk di asgjë, se ka takuar atë ditë, e ka pritur deri në 22:00, por nuk ka mbërritur. Para disa ditësh ka patur një konflikt me disa persona për të cilin ne nuk i dimë shkaqe dhe rrethanat, pasi nuk na ka treguar. Ka punuar më parë përkthyes në Gjermani”, tha për Fax Neës dje Seli Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat